Ahmadinejad rikthehet ‘nga të vdekurit’ shfaqet në funeralin e Khameneit
Ish-presidenti i Iranit, Mahmoud Ahmadinejad, është shfaqur në funeralin e Ajatollah Ali Khameneit, pavarësisht se në fillim të luftës ishte raportuar i vrarë. Ahmadinejad ishte mes miliona qytetarëve të veshur me të zeza që dolën të hënën në rrugët e Teheranit për të shoqëruar arkivolin e udhëheqësit suprem të vrarë. Ish-presidenti me qëndrime të ashpra, i cili drejtoi Iranin nga viti 2005 deri në vitin 2013, u shpall i vdekur nga disa media iraniane të lidhura me shtetin në ditën e parë të luftës, kur sulmet izraelite dhe amerikane vranë Khamenein dhe një pjesë të madhe të udhëheqjes së vendit. Besohej se ai kishte humbur jetën pasi një raketë goditi pranë banesës së tij. Në muajt që pasuan, Ahmadinejad nuk u pa dhe nuk u...
Burimi:
syri.net