Administrata Trump anulon kërcënimin për tarifa mbi trafikun detar në Hormuz

Administrata Trump anulon kërcënimin për tarifa mbi trafikun detar në Hormuz

Bota E Martë, 14 Korrik 2026 18:47 Presidenti i Amerikës, Donald Trump tërhiqet nga kërcënimi i tij për vendosjen e një tarife ndaj anijeve që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit, ndërsa SHBA po përgatitet të rifillojë bllokadën ndaj porteve iraniane. Kjo vjen një ditë pasi ai deklaroi se SHBA do të vendoste një tarifë prej 20% për të gjitha ngarkesat që transportohen përmes kësaj rruge detare strategjike. Tarifa do të zëvendësohet me “marrëveshje tregtare dhe investimesh” me shtetet e Gjirit, shkroi ai në rrjetin social Truth Social. Po ashtu janë dëgjuar shpërthime pranë dy qyteteve-port të Iranit, Bandar Abbas dhe Bushehr. Kjo vjen pas një tjetër nate sulmesh mes SHBA-së dhe Iranit. Garda Revolucionare Islamike e Iranit deklaroi se goditi dy cisterna të Emirateve të...