A mund ta përfundojë ky person luftën në Ukrainë? Kyrylo Budanov, gjenerali ukrainas që fshihet pas rezistencës së Kievit, personi që Putin do ta eliminojë me çdo kusht
Kyrylo Budanov, ish-kreu i inteligjencës ushtarake ukrainase dhe aktualisht shef i zyrës presidenciale të Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Kremlini vazhdon të tentojë eliminimin e tij edhe pse ai është negociatori kryesor i Ukrainës në bisedimet me Rusinë për përfundimin e luftës. Gjenerali 40-vjeçar, i cili drejtoi shërbimin ushtarak të inteligjencës HUR nga viti 2020 deri në fillim të këtij viti, tha në një intervistë për “The Times” se kërcënimet ndaj jetës së tij janë bërë pjesë normale e punës. Sipas mediave ukrainase, Budanov ka mbijetuar të paktën dhjetë atentate gjatë viteve të fundit, ndërsa sot konsiderohet një nga figurat më të rëndësishme të rezistencës ukrainase kundër Rusisë. Ai njihet për drejtimin e operacioneve sekrete dhe aksioneve speciale kundër forcave ruse, përfshirë sulme në Krime...
Burimi:
top-channel.tv