8 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës, që zgjidhi mosmarrëveshjen mes Maqedonisë së Veriut e Greqisë

8 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës, që zgjidhi mosmarrëveshjen mes Maqedonisë së Veriut e Greqisë

Para tetë vitesh, më 17 qershor 2018, në brigjet e Liqenit të Prespës në territorin e Greqisë, Shkupi dhe Athina nënshkruan Marrëveshjen e Prespës, me të cilën u zgjidh mosmarrëveshja shumëvjeçare për emrin mes dy vendeve. Marrëveshja erdhi pas disa muajsh negociatash intensive mes Shkupit dhe Athinës, ndërsa dokumentin e nënshkruan shefat e atëhershëm të diplomacisë së dy vendeve, Nikola Dimitrov dhe Nikos Kotzias. Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes morën pjesë kryeministrat e atëhershëm Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras, përfaqësuesi i posaçëm i atëhershëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për çështjen e emrit, Matthew Nimetz, përfaqësues të lartë të atëhershëm të Bashkimit Evropian (BE), përfaqësues të lartë ndërkombëtarë, si dhe përfaqësues nga të dy vendet. Më 30 shtator 2018, më shumë se tre...