8 mijë burra e djem myslimanë u vranë barbarisht/ 31 vite nga Masakra e Srebrenicës
Më 11 korrik 1995 u shënua një nga ngjarjet më tragjike në historinë e Evropës pas Luftës së Dytë Botërore. Rënia e Srebrenicës, e cila ishte shpallur “zonë e sigurt” nga Kombet e Bashkuara, u pasua nga masakra ku u vranë rreth 8 mijë burra dhe djem myslimanë boshnjakë, një krim që më vonë u njoh ndërkombëtarisht si gjenocid. Ngjarjet nisën më 9 korrik 1995, kur udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, urdhëroi pushtimin e Srebrenicës. Trupat serbe rrethuan enklavën dhe sulmuan paqeruajtësit holandezë të OKB-së, duke marrë peng rreth 30 prej tyre. Një ditë më vonë, më 10 korrik, forcat serbe intensifikuan bombardimet ndaj qytetit. Paqeruajtësit holandezë paralajmëruan se NATO do të ndërhynte me sulme ajrore nëse ofensiva nuk ndalej. Më 11 korrik,...
Burimi:
syri.net