24-vjeçarja ushtarake humb jetën pas rënies nga kali në “Royal Windsor Horse Show”

24-vjeçarja ushtarake humb jetën pas rënies nga kali në “Royal Windsor Horse Show”

Britania është tronditur nga vdekja e 24-vjeçares ushtarake Ciara Sullivan, pjesëtare e njësisë elitare King’s Troop Royal Horse Artillery, e cila u plagos rëndë pas një rënieje nga kali gjatë Royal Windsor Horse Show, mbrëmjen e së premtes, sipas “Daily Mail”. Sipas informacionit të publikuar, e reja ra nga kali rreth orës 19:00, pak pasi kishte dalë nga arena ku kishte marrë pjesë në një demonstrim përpara mbretit Charles III. Pavarësisht ndihmës së menjëhershme mjekësore, ajo pësoi lëndime të rënda dhe vdekja e saj u konstatua në vendngjarje. Familja dhe miqtë e saj kanë bërë homazhe të ndjera në kujtim të saj. Babai i saj, Pat Sullivan, publikoi një fotografi të saj në rrjetet sociale duke shkruar: “Nderi. Shërbimi. Nuk do të harrohen kurrë.” Nëna...