24 vite burg për ish-ministrin, skandali i korrupsionit gjatë Covid-19 trondit politikën e Madridit
José Luis Ábalos, ish-ministër i Transportit dhe një nga figurat më të rëndësishme të Partia Socialiste e Punëtorëve Spanjollë (PSOE), është dënuar me 24 vjet burg nga Gjykata e Lartë e Madridit për përfshirje në një skemë korrupsioni gjatë pandemisë Covid-19. Sipas vendimit gjyqësor, Ábalos është shpallur fajtor për organizim kriminal, korrupsion, përvetësim të fondeve publike dhe ndikim të paligjshëm, në lidhje me kontratat për shitjen e maskave mbrojtëse gjatë krizës shëndetësore globale. Në të njëjtin proces është dënuar edhe ish-këshilltari i tij, Koldo García, me 19 vjet burg, për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe abuzim me detyrën. Gjykata njoftoi se vendimi është marrë unanimisht, duke arritur në përfundimin se të pandehurit kishin krijuar një strukturë të organizuar kriminale me role të ndara, e cila...
Burimi:
javanews.al