2 mld € “nga hiçi” për NIS, oferta që po trondit Serbinë

2 mld € “nga hiçi” për NIS, oferta që po trondit Serbinë

2 miliardë euro të ofruara nga një biznesmen serb kanë hapur debat të ri për shitjen e Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), kompani që aktualisht kontrollohet nga kapitali rus dhe ndodhet nën sanksione të SHBA-ve për shkak të lidhjeve me sektorin energjetik rus. Oferta është paraqitur përmes një kompanie të regjistruar rishtazi, por është vënë në dyshim për seriozitetin dhe burimin e financimit. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e ka quajtur ofertën të pabesueshme dhe ka deklaruar se shteti nuk e konsideron serioze dhe nuk do të lejojë blerje të tilla pa kontroll institucional. Ai ka theksuar se procesi i shitjes së NIS-it po zhvillohet mes pronarëve rusë dhe kompanisë hungareze MOL, e cila është aktualisht negociatorja kryesore për blerjen e aksioneve. Nga ana...