Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Bota reagon: Palët të përmbahen. OKB, BE dhe Britania e Madhe kërkojnë që Irani t’i kthehet negociatave
Sulmi i drejtëpërdrejtë amerikan ndaj infrastrukturës bërthamore iraniane ka nxitur reagimet e gjithë botës mes frikës për një përshkallëzim më të gjerë. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike do të mblidhet të hënën pas bombardimeve të Shteteve të Bashkuara ndaj centraleve bërthamore iraniane. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, quajti të shtunën sulmet shumë të rrezikshme dhe kërcënuese të drejtëpërdrejta për sigurinë ndërkombëtare. Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, iu bashkua thirrjeve të liderëve të tjerë për qetësi pas bombardimeve amerikane. “U bëj thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje dhe respekt për ligjin ndërkombëtar dhe sigurinë bërthamore. Diplomacia mbetet e vetmja...