Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja të karburanteve në vend, pas mbledhjes së dytë të zhvilluar më 7 tetor. Sipas vendimit të ri, nafta do të tregtohet me pakicë me jo më shumë se 210 lekë/litër, ndërsa benzina me jo më shumë se 190 lekë/litër. Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga ora 11:30 e ditës së sotme dhe do të jenë në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve”, në zbatim të nenit 21/3 dhe nenit 21/5 të Ligjit...