Fjala e plotë e Edi Ramës sot në takimin me socialistët e Tiranës

Fjala e plotë e Edi Ramës sot në takimin me socialistët e Tiranës

Në fjalën e tij, Rama u ndal te sfidat e Tiranës, mungesa e kryebashkiakut Erion Veliaj, si dhe te nevoja për të rikthyer besimin e qytetarëve përmes një angazhimi më të madh të socialistëve në terren. “Mirëmëngjes të gjithëve! Sot, nisim organizimin e ri të Partisë Socialiste për Tiranën. Ky organizim duhet të jetë gjithëpërfshirës; partiak, në kuptimin e angazhimit të posaçëm të çdo anëtari të kësaj familjeje politike; qytetar, në kuptimin e aktivizimit të çdo shtrese dhe grupi interesi komunitar në kuptimin e lidhjes proaktive me çdo bashkësi qytetare që është vetëkrijuar nga prejardhja krahinore, besimi fetar apo qëllimet sociale. Ky organizim do ta marrë forcën e vetë tek arritjet e mëdha të Partisë Socialiste për Shqipërinë dhe për shqiptarët, pasqyra kuptimplotë e të...