Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do shiten nafta dhe benzina!
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sot (31 tetor) sërish çmimet e karburanteve. Në njoftimin e fundit, bëhet me dije se nafta është ulur me 6 lekë dhe do të shitet 212 lekë/litër. Nga ana tjetër benzina nuk ka pësuar ndryshim dhe do të vazhdojë të shitet 179 lekë/litër. Njoftimi i Bordit: “Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve”, në zbatim të nenit 21/3 dhe nenit 21/5 të Ligjit 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, si dhe të Aktit...
Burimi:
javanews.al