Bonusi i bebeve ndryshon nga 1 korriku 2027! Shteti kalon nga pagesa njëherë, në mbështetje mujore deri në 5 vjeç

Bonusi i bebeve ndryshon nga 1 korriku 2027! Shteti kalon nga pagesa njëherë, në mbështetje mujore deri në 5 vjeç

Në vend të 40 mijë lekëve për fëmijën e parë, 80 mijë për të dytin dhe 120 mijë për të tretin, nga 1 korriku i vitit të ardhshëm shteti do të japë para çdo muaj nga momenti i lindjes së bebes e deri sa të bëhet 5 vjeç. “Ndryshimi kryesor është që mbështetja nuk merret më e gjitha në një moment, por shtrihet në një periudhë më të gjatë. Kjo i jep familjes një të ardhur të parashikueshme dhe mund të ndihmojë në mbulimin e disa prej shpenzimeve që lindin gjatë viteve të para të fëmijës”, deklaroi Doralda Tanellari, studiuese e çështjeve ekonomike. Për fëmijën e parë pagesa do të jetë 5 mijë lekë në muaj ose 60 mijë lekë në vit, për të dytin...