Bonucci rrëfehet në 360 gradë: Sot e shoh veten te Bastoni, ëndërroj të trajnoj Juventusin
Leonardo Bonucci, sot pjesë e stafit të Roberto Mancinit në kombëtaren italiane, ka folur për karrierën e tij si futbollist, idhujt, trajnerët që e kanë formuar dhe të ardhmen në pankinë. Ish-mbrojtësi pranon se ëndrra e tij është të drejtojë Juventusin, ndërsa në futbollin e sotëm gjen më shumë ngjashmëri me Alessandro Bastonin. Kur kujton fillimet në futboll, Bonucci rikthehet te ëndrra e fëmijërisë për të veshur fanellën e kombëtares italiane: “Do të thoja finalen e Europianit, por këtu përpara kemi fotografinë e Alessandro Del Pieros. Në dhomën time kisha një poster të ngjashëm. Të vishja fanellën e kombëtares ishte ëndrra që nuk më linte të flija natën. Arritja e këtij objektivi ishte kurorëzimi i gjithçkaje. Kur mbyll sytë, kujtoj ndeshjen e parë me Italinë...
Burimi:
telesport.al