Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Bombë në lokalin në Stamboll/ 7 të plagosur, tre prej tyre në gjendje të rëndë
👁2180
Një qendër argëtimi në Kağıthane të Stambollit është sulmuar me granatë dore. Si pasojë shtatë persona mbetën të plagosur nga shpërthimi. Incidenti ka ndodhur rreth orës 01:40 në rrugën Park në Kağıthane. Sipas mediave turke, një granatë dore u hodh nga 2 persona me motoçikletë në katin e dytë të një ndërtese 5-katëshe në rrugë, e cila përdorej si lokal argëtimi. Si pasojë e sulmit me bombë, 7 persona u plagosën, 3 prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë. Ekipet mjekësore, sigurisë, ekspertë të bombave, operacioneve speciale, kundërterrorizmit dhe zjarrfikës, u dërguan në vendngjarje pas raportimit. Përveç kësaj, ekipet...