Bomba e Belind Këlliçit në ditën e 100: Rama sot më i dobët, Berisha do triumfojë
100 ditë protesta dhe rezistencë kundër qeverisë. Belind Këlliçi e cilëson këtë periudhë si një nga lëvizjet më të fuqishme të shoqërisë shqiptare kundër korrupsionit dhe qeverisjes së Edi Ramës. Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi deklaron se protestat kanë sjellë, sipas tij, një ndryshim të rëndësishëm në shoqëri, duke bërë qytetarët më të guximshëm dhe më të vendosur për të kërkuar të drejtat e tyre. Sipas Këlliçit, pas 100 ditësh rezistencë, “qytetari është më i fortë, ndërsa autokrati më i dobët”. Ai akuzoi kryeministrin Rama për korrupsion dhe lidhje me krimin, duke pretenduar se protestat kanë rrëzuar propagandën qeveritare dhe kanë nxjerrë në pah atë që ai e quan realitetin e pushtetit. Këlliçi thotë gjithashtu se kërkesa për largimin e Ramës nga pushteti...
Burimi:
ntv.al