Bogujevci nga “Takimet e Dom Mikelit”: Stublla rikujton 180-vjetorin e internimit të shqiptarëve
20 September, 2026 - 12:00 Ministrja për Kulturë dhe Turizëm në Kosovë, Saranda Bogujevci, ka marrë pjesë në manifestimin letrar, kulturor e shkencor “Takimet e Dom Mikelit”, që u mbajt në Stubëll. Sipas një postimi të saj, manifestimi i këtij viti iu kushtua 180-vjetorit të internimit të shqiptarëve të Malësisë së Shkupit në Turqi, duke rikthyer në vëmendje historinë e banorëve të Stubllës, Binçës, Terziajve dhe Vërnakollës. Aktiviteti u zhvillua në ambientet e shkollës së parë shqipe, e cila sot funksionon si muze, ku u mblodhën studiues, artistë, dashamirës të kulturës dhe pjesëtarë të komunitetit të Stubllës për të kujtuar këtë pjesë të historisë. Bogujevci ka vlerësuar rëndësinë e manifestimit në ruajtjen e kujtesës historike përmes kulturës dhe dijes. “Është kënaqësi të jesh pjesë e...
Burimi:
kultplus.com