Bogujevci në Mitrovicë: Trashëgimia kulturore dhe turizmi, në fokus të projekteve të reja

Bogujevci në Mitrovicë: Trashëgimia kulturore dhe turizmi, në fokus të projekteve të reja

2 September, 2026 - 14:00 Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka vizituar Mitrovicën, ku së bashku me kryetarin e komunës, Faton Peci, diskutoi për zhvillimet në kulturë dhe turizëm, si dhe për projektet që synohet të avancohen në këtë qytet. Gjatë vizitës, Bogujevci dhe Peci panë nga afër disa prej aseteve të trashëgimisë kulturore që janë restauruar, ndërsa vizituan edhe Muzeun e Qytetit të Mitrovicës. Në fokus të diskutimeve ishte edhe mënyra e funksionalizimit të këtyre hapësirave dhe krijimi i mundësive që ato të jenë më të qasshme dhe të shfrytëzohen nga komuniteti. Një nga asetet e vizituara ishte edhe shtëpia e Xhafer Devës, pjesë e trashëgimisë kulturore të Mitrovicës, e cila pas ndërhyrjeve restauruese përbën një hapësirë me potencial për zhvillimin e...