Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“BMW-ja” i pret rrugën ambulancës te Ura e Kardhiqit, 6 të plagosur
Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar paraditen e kësaj të enjteje në Urën e Kardhiqit, në kryqëzimin Sarandë-Gjirokastër-Tepelenë. Nga informacionet paraprake mësohet se një automjet tip “BMW” dyshohet se i ka prerë rrugën një ambulancë të spitalit të Tepelenës, e cila ka qenë duke transportuar një pacient drejt spitalit të Gjirokastrës. Për pasojë, dy mjetet janë përplasur me njëra-tjetrën, teksa pas përplasjes, ambulanca ka përfunduar jashtë rruge, ndërsa automjeti është dëmtuar në pjesën e përparme. Si pasojë e përplasjes janë plagosur drejtuesi i ambulancës, pacienti që po transportohej, shoqëruesja dhe infermierja që ndodheshin në autoambulancë, si dhe drejtuesi dhe...