Blushi si Berisha, hedh akuza për ‘trenin bullgar’: Na manipuluan 97 vota në Yrshek, kryetari mori vetëm 3!

Blushi si Berisha, hedh akuza për ‘trenin bullgar’: Na manipuluan 97 vota në Yrshek, kryetari mori vetëm 3!

Partia e Lirisë ka vendosur të ndjekë diskursin politik të kreut të PD-së, Sali Berisha, për pretendimet e ‘trenit bullgar’, manipulimit apo vjedhjes së votës. Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi, doli sot me një deklaratë për mediat, duke denoncuar një rast të Qendrës 1531 në Yrshek të Tiranës, ku deklaroi se ‘Aleancës Madhështore’ i janë vjedhur 97 vota preferenciale nga ana e Komisionit dhe numëruesve. Teksa ka treguar edhe dy dokumente, ku në fakt shquhet qartë se bëhet fjalë për një gabim teknik apo nxitimi nga ana e numëruesve, sepse Komisioni ia njeh 106 vota në total si koalicion...
Burimi: Javanews.al