No Image Available

Blushi nga protesta e studentëve: Largimi i Ramës është objektiv i përbashkët

Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka bërë thirrje për vijimin e protestës studentore dhe bashkimin e qytetarëve, pavarësisht bindjeve politike. Në një prononcim për mediat, ai deklaroi se protesta në shesh është rruga e vetme për të sjellë ndryshimin dhe kërkoi që mobilizimi qytetar të mos ndërpritet. Blushi u shpreh se largimi i kryeministrit Edi Rama duhet të shërbejë si një objektiv i përbashkët për të gjithë shqiptarët, ndërsa bëri thirrje për bashkim rreth simbolit të flamurit kombëtar. Deputeti komentoi edhe gjobat dhe masat e marra ndaj protestuesve, duke i cilësuar ato si përpjekje të qeverisë për të frenuar reagimin qytetar. “Protesta e studentëve do të vijojë të jetë kryeaxhenda. E vetmja rrugë është sheshi dhe përballja me një regjim që duhet të...