Blushi kritikon Begajn pas dekretit për zgjedhjet vendore: Presidenti, noter i kryeministrit!
Dekretimi i 9 majit 2027 si datë për zgjedhjet vendore ka sjellë akuza nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ndaj Presidentit Bajram Begaj. Në një postim në Facebook, Blushi shkruan se data është caktuar nga kryeministri Edi Rama dhe se Begaj vetëm e ka dekretuar, duke e cilësuar kreun e shtetit “noter të vendimeve të Edi Ramës”. Sipas Blushit, vendimi i sotëm justifikon edhe refuzimin e Partisë së Lirisë për të marrë pjesë në konsultimet e thirrura nga Presidenti. Ai akuzon Begajn se po shpërfill protestat dhe kërkesat e studentëve e gjimnazistëve, ndërsa përsërit propozimin e PL-së që Presidenti i Republikës të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli. Deklarata e plotë e Tedi Blushit BEGAJ NUK ZHGËNJEN ASNJËHERË! AS KËSAJ RADHE! Edi Rama...
Burimi:
ntv.al