Bllokuan makinën me pretendimin se po bliheshin vota në Maqellarë, Policia çon në SPAK kandidatin e PD dhe disa persona të tjerë

Bllokuan makinën me pretendimin se po bliheshin vota në Maqellarë, Policia çon në SPAK kandidatin e PD dhe disa persona të tjerë

Policia e Dibrës ka bërë me dije se dje rreth orës 21.15, në sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër ka mbërritur një telefonatë nga Xhemal Gjunkshi, kandidat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike, i cili shprehej se në Maqellarë, përfaqësues të subjektit politik të Partisë Socialiste dyshohej që shpërndanin shuma parash në këmbim të votave, banorëve të kësaj njësie. Menjëherë, në adresën e dhënë ka shkuar grupi i posaçëm hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe nën drejtimin e SPAK dhe Prokurorisë së Rrethit Dibër, janë kryer të gjitha veprimet e duhura hetimore. “Për sa më sipër, u referuan materialet procedurale pranë SPAK, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e lidhur me veprat penale “Vetëgjyqësia”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve...