“Blloku 33”/ Kapet një tjetër i kërkuar për drogë, shkon në 25 numri i të arrestuarve

“Blloku 33”/ Kapet një tjetër i kërkuar për drogë, shkon në 25 numri i të arrestuarve

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 23-vjeçar të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të gjerë antidrogë të koduar “Blloku 33”. I riu, shtetasi A. H., ishte shpallur në kërkim pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Operacioni ka çuar deri tani në arrestimin e 25 personave nga 33 masa sigurie të lëshuara. 24 prej tyre janë me masën “arrest në burg”, ndërsa njëri me “arrest shtëpie”. Shtatë persona të tjerë vijojnë të jenë në kërkim. Bilanci i sekuestrimeve...
Burimi: Gijotina.com