Bllokohet mbi 100 kg djathë në Shkodër/ AKU ‘fsheh’ shkakun

Bllokohet mbi 100 kg djathë në Shkodër/ AKU ‘fsheh’ shkakun

FOTO ILUSTRUESE SHKODËR- Teksa sot siguria ushqimore është një prej sfidave më të mëdha me të cilën ndeshen konsumatorët, një tjetër produkt i ndaluar duket se i është shtuar listës. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër ka njoftuar bllokimin e një sasie prej 114 kilogramësh djathë kaçkavall dele. Sipas informacionit zyrtar të AKU-së sasia e djathit është bllokuar, pas kryerjes së analizave laboratorike dhe është bërë ndërprerja e menjëhershme e procesit të prodhimit, ambalazhimit dhe paketimit të djathit. Por AKU nuk jep informacion konkret mbi shkaqet që sollën bllokimin e produktit dhe as emrin e subjektit ku prodhohej. Institucioni konfirmon dhe asgjësimin e produktit,...
Burimi: Zeri.ai