Bllokohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës, PS kërkesë këshilltarëve të Tom Doshit: Mos bojkotoni mbledhjen për fushatë

Bllokohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës, PS kërkesë këshilltarëve të Tom Doshit: Mos bojkotoni mbledhjen për fushatë

Këshilli Bashkiak i Shkodrës është futur në një ngërç funksional, pasi pa praninë e këshilltarëve të Partisë Socialdemokrate (PSD) të Tom Doshit dhe të Partisë Demokratike (PD), vendimmarrja mbetet e pamundur. Pas bojkotit të mbledhjes së 9 prillit nga këta dy grupime, kreu i këshillit, Oltion Luli, iu drejtua publikisht këshilltarëve me thirrjen për pjesëmarrje në mbledhjen e radhës. “Fushata elektorale nuk duhet të ndikojë në vendimet e rëndësishme të këshillit bashkiak për qytetin,” deklaroi Luli, duke kërkuar që këshilltarët të distancohen nga interesat e ngushta partiake dhe të rikthehen në mbledhje për të mirën e qytetarëve. Ai solli si...
Burimi: Sot.com.al