Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Bllokimi i urës së vjetër në Milot shkakton kaos në qarkullimin rrugor drejt veriut dhe zonave turistike
Bllokimi i urës së vjetër në Milot ka shkaktuar një situatë kaotike në segmentin rrugor Laç–Lezhë, duke rënduar ndjeshëm trafikun këtë të shtunë. Radhë të gjata automjetesh, që shtrihen në disa kilometra, janë raportuar që në orët e para të mëngjesit. Pika më problematike mbetet zona e Fushë-Milotit, aty ku “Rruga e Kombit” bashkohet me superstradën Laç–Lezhë, një nyje strategjike për lëvizjen drejt veriut të vendit dhe zonave turistike të bregdetit, si Shëngjini, Rana e Hedhun apo Velipoja. Devijimi i trafikut në rrugë dytësore, për shkak të ndërprerjes së qarkullimit mbi urën e vjetër, ka tejmbushur kapacitetet e infrastrukturës lokale,...