Bllokimi i pagave të magjistratëve/ Bardhi sulmon Ramën: Po çoni drejtësinë drejt kolapsit

Bllokimi i pagave të magjistratëve/ Bardhi sulmon Ramën: Po çoni drejtësinë drejt kolapsit

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka lëshuar akuza të forta ndaj ekzekutivit menjëherë pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, duke e cilësuar sjelljen e qeverisë si një cenim të rëndë e të drejtpërdrejtë ndaj pavarësisë së sistemit gjyqësor. Bardhi denoncoi faktin se Këshilli i Ministrave ka shmangur me vetëdije detyrimin kushtetues për të propozuar projektligjin për pagat e magjistratëve, duke fabrikuar një manovër politike që po e çon sistemin e drejtësisë drejt një kolapsi të plotë. Bardhi demaskoi mashtrimet e kryeministrit Edi Rama, duke sqaruar se menaxhimi i fondeve buxhetore dhe propozimet ligjore që prekin buxhetin e shtetit në raport me pushtetin gjyqësor janë përgjegjësi ekskluzive e Këshillit të Ministrave. Ai nënvizoi se nisma e depozituar nga dy deputetët socialistë jo...