Bllokimi i pagave për magjistratët, gjyqtarët kallëzojnë në SPAK ministrin Malaj dhe 14 drejtues të Thesarit

Bllokimi i pagave për magjistratët, gjyqtarët kallëzojnë në SPAK ministrin Malaj dhe 14 drejtues të Thesarit

Petrit Malaj TIRANË-Shoqatat e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve kanë depozituar një kallëzim në SPAK lidhur me mosekzekutimin e pagave për muajin gusht. Kallëzimi është bërë ndaj ministrit të Financave, Petrit Malaj dhe drejtuesve të Thesarit në rrethe për veprat penale shpërdorim detyre, pengim për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës, dhe mosekzekutim pa shkaqe të përligjura të vendimit të gjykatës. Lëvizja vjen pasi Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë caktuan vetë pagat referuese për magjistratët pas vendimit të Kushtetueses. KLGJ dhe KLP kishin parashikuar zbatimin e saj nga 1 gushti 2026. Megjithatë, pavarësisht përllogaritjeve dhe urdhrave për pagesë, ekzekutimi financiar nuk është kryer për pjesën më të madhe të sistemit të drejtësisë. Shoqata e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve kërkon nga SPAK të hetojë rrethanat e krijuara dhe...