Bllokimi i llogarive sociale të protestuesve/ Eurodeputeti Gozi: Përgjegjësi kryesor qeveria dhe kryeministri, ndaj ndërhymë

Bllokimi i llogarive sociale të protestuesve/ Eurodeputeti Gozi: Përgjegjësi kryesor qeveria dhe kryeministri, ndaj ndërhymë

Mbyllja e papritur e llogarive në rrjetet sociale të Revolucionit Flamingo ka ngjallur reagime të forta deri në Parlamentin Evropian, duke vënë në qendër të kritikave kryeministrin Edi Rama.Në një intervistë ekskluzive me emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, eurodeputeti Sandro Gozi ka bërë të ditur se i është drejtuar zyrtarisht kompanisë Meta dhe Komisionit Evropian për të kërkuar llogari mbi bllokimin e këtyre faqeve në datat 3 dhe 4 shtator, ngjarje e cila cenon sipas tij, drejtpërdrejt lirinë e fjalës.Gozi u shpreh se në vend që të irritohej nga pamjet e protestave të shpërndara në internet, kryeministri Rama duhej të ishte personi i parë që t'i kërkonte shpjegime Metës për këtë ngjarje. Sipas eurodeputetit, liria e shprehjes dhe pluralizmi janë shtylla thelbësore të demokracisë...