Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Bletët sulmojnë qytetarët në Francë, 24 persona përfundojnë në spital, tre në gjendje kritike
Një incident i pazakontë ka ndodhur në qytetin Aurillac të Francës, ku një sulm masiv bletësh ka rezultuar në 24 persona të lënduar, tre prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike. Sipas prefekturës së Cantal, sulmi zgjati rreth 30 minuta të dielën në mëngjes, ku kalimtarë të shumtë janë thumbuar vazhdimisht nga bletët. Ekipet e zjarrfikësve dhe ndihma e shpejtë ndërhynë për të dhënë ndihmën e parë, ndërsa policia vendosi perimetër sigurie për të parandaluar përhapjen e panikut dhe për të menaxhuar situatën. Tre nga të lënduarit u transportuan menjëherë në spital, ku u konstatua se ndodheshin në gjendje të...