Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Blerina Gjylameti voton në Tiranë, e shoqëruar nga bashkëshorti
👁3786
Kandidatja e Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, Blerina Gjylameti, ka ushtruar të drejtën e votës ditën e sotme. Ajo ka votuar në qendrën 1957/2, pranë shkollës “Harry Fultz”, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj. Gjylameti është një nga figurat e njohura të PS-së në kryeqytet dhe pjesë e garës elektorale në këtë qark me rëndësi të veçantë.