Blerina Gjylameti në APKE: Zgjedhje gjithëpërfshirëse me standarde të larta, roli i SPAK dhe përfshirja historike e diasporës

Blerina Gjylameti në APKE: Zgjedhje gjithëpërfshirëse me standarde të larta, roli i SPAK dhe përfshirja historike e diasporës

Në një fjalë të mbajtur në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës (APKE), deputetja socialiste dhe kryetarja e delegacionit shqiptar, Blerina Gjylameti, tha se zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri përfaqësojnë një moment të rëndësishëm për demokracinë në vend, duke u zhvilluar në mënyrë gjithëpërfshirëse, transparente dhe sipas standardeve ndërkombëtare. Duke iu referuar raportit të prezantuar në Asamble, Gjylameti vlerësoi faktin se 95% e qendrave të votimit u vlerësuan pozitivisht nga vëzhguesit ndërkombëtarë, si dëshmi e administrimit profesional dhe të qetë të procesit zgjedhor. ”Jemi krenarë që këto zgjedhje u njohën si gjithëpërfshirëse, transparente, konkurruese dhe të administruara profesionalisht...
Burimi: Kohajone.com