Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Black-out” total! Spanja dhe Portugalia pa energji elektrike, gadishulli Iberik zhytet në terr
Një ndërprerje masive e energjisë elektrike prek të gjithë Spanjën: Red Elétrica aktivizon një plan emergjence për rivendosjen e energjisë elektrike. Fuqia ka rënë në të gjithë vendin. Ministrja e Tranzicionit Ekologjik, Sara Aagesen, viziton qendrën e kontrollit Red Eléctrica. Spanja dhe Portugalia kanë pësuar një “black-out” total, pasi energjia elektrike është shkëputur në të gjitha rajonet e dy shteteve të gadishullit iberik. Sipas medias spanjolle El Mundo edhe zona të jugut të Francës janë prekur nga shkëputja e energjisë elektrike, pasi sistemet elektrike të tyre janë të ndërlidhura me atë spanjoll. Linjat telefonike janë ndërprerë në të gjithë vendin, duke futur në kaos aeroportet, hekurudhat, spitalet dhe gjithë institucionet. Burime nga Ministria e Tranzicionit Ekologjik tregojnë se zv/Presidentja Sara Aagesen ka udhëtuar drejt qendrës...