Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
BKH e SPAK kontrolle në banesën dhe biznesin e Ergys Agasit, ende s’ka njoftim zyrtar
Ergys Agasi TIRANË- Agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, kanë ushtruar kontrolle me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në banesën e ish-kreut të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve, Ergys Agasi. Me urdhër të prokurorit Bledar Maksuti janë ushtruar kontrollë në banesën dhe bizneset e tij në Durrës dhe në Tiranë. Por ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar lidhur me aksionin e zhvilluar nga SPAK. Po ashtu, nuk dihet se përse akuzohet Agasi. Ndërkohë burime jo zyrtare në media të tjera raportojnë se ka pasur edhe urdhër-arreste të prera nga SPAK, por nuk dihet...