Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Bjanka Çopja: Elbasani po përballet me një katastrofë mjedisore, me atë ajër nuk merret dot frymë
E ftuar në emisionin Syri Dixhital në Syri TV, me moderator Bled Marku këshilltarja e Bashkisë së Elbasanit, Bjanka Çopja, foli në lidhje për situatën mjedisore në qytetin e Elbasanit pas djegies së mbetjeve në landfill. Çopja deklaroi se Elbasani po përjeton një katastrofë të vërtetë ekologjike dhe akuzoi bashkinë për mungesë reagimi, pavarësisht paralajmërimeve të hershme nga këshilltarët e opozitës. “Do thoja me vetëdije të plotë që Elbasani është përballë një katastrofe mjedisore, sepse momentalisht që po flasim pas 4 ditëve të djegieve dhe mbetjeve në fushën e grumbullimit të mbetjeve, me ajrin në Elbasan nuk mund të marrësh...