Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Biznesmeni në Përmet i kërkon të rifreskojë partinë, Rama: Faleminderit që na urdhërove! Hajde bujrum, bëje ti!
👁5187
Kryeministri Edi Rama ishte sot në Përmet teksa u takua me biznesmenë dhe operatorë turistikë. Një i ri biznesmen i kërkoi Ramës ndër të tjera të rifreskojë partinë. Rama iu përgjigj se nëse ai do ta bëjë diçka të tillë le të vijë në PS, sepse ai në krye të PS po bën sa mundet. Rama: Faleminderit që na urdhërove ta bëjmë. Hajde dhe ti ta bëjmë. Nëse do të ndihmosh të rifreskosh partinë, bujrum. Bëje ti rifreskimin, unë po bëj sa mundem.