Bizneset vazhdojnë të shfaqin kërkesë të lartë për kredi

Bizneset vazhdojnë të shfaqin kërkesë të lartë për kredi

Kërkesa për kredi e bizneseve u raportua në rritje edhe në tremujorin e dytë të vitit 2025.Sipas vrojtimit të aktivitetit kreditues, të Bankës së Shqipërisë, kërkesë e lartë për kredi u raportua në të gjitha kategoritë e biznesit, ndërsa sipas qëllimit të përdorimit kërkesa erdhi kryesisht për kredi me qëllim financimin e investimeve. Kërkesa për kredi në mbulimin e nevojave afatshkurtra për likuiditet u raportua më e ulët.Në gjykimin e bankave, rritja e kërkesës për kredi u mbështet nga nevojat më të larta për financimin e investimeve, nga niveli i përgjithshëm i normave të interesit dhe nga treguesi i besimit...
Burimi: Monitor.al