Bizneset përgjatë akseve kombëtare, Belinda Balluku: 7 ditë afat për zhvendosje vullnetare. Zero tolerancë për subjektet

Bizneset përgjatë akseve kombëtare, Belinda Balluku: 7 ditë afat për zhvendosje vullnetare. Zero tolerancë për subjektet

Bizneset që ushtrojnë aktivitetin përgjatë akseve kombëtare në të gjithë territorin e vendit, kanë një afat prej 7 ditësh për të spostuar vullnetarisht aktivitetin e tyre brenda hapësirës së tyre, duke respektuar kriteret ligjore për ndërtimet pranë rrugëve. Zv/kryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku së bashku me drejtuesen e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), Dallandyshe Bici, ishin sot në aksin Kombinat-Ndroq-Plepa, nga ku njoftuan se pas përfundimit të afatit, do të ndërmerren masa ndëshkuese ndaj të gjitha bizneseve që nuk kanë liruar zonat përreth akseve rrugore. ”Subjektet tregtare që rrezikojnë sigurinë rrugore duhet të...