No Image Available

Bizneset e dëmtuara nga protestat, qeveria nis procesin e kompensimit: Si funksionon “Dëmi im”

Bizneset e vogla që kanë pësuar dëme materiale gjatë protestave të ditëve të fundit në Tiranë mund të regjistrojnë humbjet e tyre përmes një shërbimi të posaçëm në e-Albania. Kryeministri Edi Rama njoftoi këtë të shtunë ngritjen e mekanizmit “Dëmi im”, ndërsa 10 grupe të administratës tatimore janë angazhuar për verifikimin e dëmtimeve në terren. Sipas procedurës së prezantuar nga qeveria, subjektet e prekura duhet të deklarojnë të dhënat identifikuese të biznesit, NIPT-in, vlerën e përafërt të dëmit dhe dokumentacionin që mbështet kërkesën. Fotografitë, videot, faturat dhe dokumentet e tjera do të shërbejnë për të verifikuar dëmtimet e raportuara. Kur do të jepen kompensimet? Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka sqaruar se të dhënat e deklaruara online do të ballafaqohen me verifikimet e...