Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Bitcoin arrin një nivel rekord mbi 121 mijë dollarë
Kriptomonedhat po rriten ndjeshëm, të nxitura nga politikat tregtare të SHBA-së dhe njoftimet e reja të tarifave të Donald Trump. Bitcoin arriti një rekord të ri prej 121,352 dollarësh, duke shënuar një rritje prej 1.9%. Një moment historik ky për kriptomonedhën më të madhe në botë, Edhe monedhat e tjera Ehereum (+1.8%), Binance (+1%), Dogecoin (+4.2%) dhe Cardano (+2.4%) shënuan gjithashtu rritje. Duke filluar nga e hëna, Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së do të debatojë një sërë projektligjesh për t'i siguruar industrisë së aseteve digjitale kuadrin rregullator të vendit që ajo e ka kërkuar prej kohësh.