Bisedimet tregtare, zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë do të takohen me delegacionin kinez në Londër

Bisedimet tregtare, zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë do të takohen me delegacionin kinez në Londër

Zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë do të takohen me një delegacion kinez në Londër të hënën për raundin e ardhshëm të bisedimeve tregtare, tha Presidenti Donald Trump. Takimi vjen pas një telefonate midis Trump dhe udhëheqësit kinez Xi Jinping të enjten, të cilën presidenti amerikan e quajti “shumë pozitive”. Përmes një postimi në platformën e tij Truth Social, Trump tha se takimi i Londrës “duhet të shkojë shumë mirë” dhe shtoi se Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, Sekretari i Tregtisë, Howard Lutnick dhe Përfaqësuesi i Tregtisë i SHBA-së, Jamieson Greer, do të përfaqësojnë SHBA-në në bisedime....
Burimi: Top-Channel.tv