Bisedimet midis qeverisë siriane dhe kurdëve do të nisin së shpejti në Paris

Bisedimet midis qeverisë siriane dhe kurdëve do të nisin së shpejti në Paris

Franca, Siria dhe SHBA-të kanë rënë dakord që të zhvillohet ‘sa më shpejt të jetë e mundur’ një raund i ri bisedimesh midis qeverisë siriane dhe autoriteteve autonome kurde, me synim integrimin e kurdëve në shtetin sirian. Sipas një deklarate të përbashkët të publikuar pas një takimi të mbajtur në Paris mes ministrit të Jashtëm francez Jean-Noël Barrot, homologut të tij sirian Asaad al-Shibani dhe të dërguarit të posaçëm amerikan Tom Barrack, u ra dakord që kryeqyteti francez të presë ‘sa më shpejt që të jetë e mundur’ një raund të ri bisedimesh mes qeverisë siriane dhe Forcave Demokratike Siriane...