Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Bisedimet Kinë – SHBA , palët e njohin plotësisht rëndësinë e ruajtjes së marrëdhënieve ekonomiko-tregtare të qëndrueshme
Ekipet kineze dhe amerikane zhvilluan diskutime “të thella, të sinqerta dhe konstruktive” mbi ekonominë dhe tregtinë, gjatë një dite e gjysmë të kaluar në Stokholm, tha të martën një zyrtar i lartë kinez. Li Chenggang, përfaqësues i tregtisë ndërkombëtare të Kinës për Ministrinë e Tregtisë, njëkohësisht zv/Ministër i kësaj ministrie, i bëri deklaratat gjatë një konference shtypi pas takimit të mekanizmit të konsultimeve ekonomiko-tregtare mes Kinës dhe SHBA-së në Stokholm të Suedisë. Sipas Li, bisedimet vijuan pas konsensusit të arritur gjatë telefonatës mes dy krerëve të shteteve më 5 qershor. “Ekipet ekonomike dhe tregtare të të dy vendeve zhvilluan diskutime...