Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Bisedimet/ Erdogan takim me ministrin e Jashtëm iranian
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdoğan i tha Ministrit të Jashtëm të Iranit se Turqia është e gatshme të lehtësojë bisedimet e drejtpërdrejta midis SHBA-së dhe Iranit për të ringjallur diplomacinë, raportoi Reuters. Erdoğan theksoi se rifillimi i negociatave është e vetmja zgjidhje për mosmarrëveshjen bërthamore, sipas një njoftimi nga presidenca turke. Irani është përfshirë në një konflikt të drejtpërdrejtë me Izraelin para 9 ditësh, pasi këta të fundit sulmuan në territorin iranian me arsyetimin se regjimi i Teheranit ishte shumë pranë finalizimit të krijimit të armës bërthamore, e cila sipas Tel Avivit përbën një rrezik ekzistencial për izraelitët.