BIRN: Veliaj pretendon se Rama i kërkoi dorëheqjen nga Bashkia përmes një mesazhi kërcënues

BIRN: Veliaj pretendon se Rama i kërkoi dorëheqjen nga Bashkia përmes një mesazhi kërcënues

Kryebashkiaku Erion Veliaj pretendoi përmes avokatit të tij se ministri i Drejtësisë i kishte përcjellë një mesazh kërcënues nga Rama në burg për të dhënë dorëheqjen nga Bashkia e Tiranës, ndërkohë që ministri Gogu i hedh poshtë këto pretendime si stisje të pavërteta. Plarent Ndreca, avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj pretendoi të hënën se klienti i tij ishte kërcënuar nga kryeministri Edi Rama, përmes një mesazhi të përcjellë në burgun e Fierit nga ministri i Drejtësisë, Toni Gogu. Sipas avokatit Plarent Ndreca, Gogu e kishte takuar Veliajn në burg në emër të kryeministrit Rama për t’i kërkuar atij dorëheqjen nga Bashkia e Tiranës, duke e shoqëruar këtë kërkesë edhe me kërcënime. “Veliajt i është kërkuar dorëheqja si kryetar i bashkisë, të pranojë që...