Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
BIRN: Trajektorja e kr*meve kibernetike, një shqetësim i shtuar për policinë shqiptare
Në prill të këtij viti, Policia e Shtetit deklaroi se kishte zbuluar një skemë mashtrimi financiar me protagonist një 23 vjeçar me shtetësi franceze dhe me viktima qindra qytetarë shqiptarë. Sipas policisë, 23- vjeçari dërgonte linqe të rreme përmes mesazheve të kamufluara në emër të bankave të nivelit të dytë dhe pasi siguronte të dhënat bankare të qytetarëve, i përdorte ato për të përvetësuar paratë e tyre. Hetimet zbuluan se krimi kibernetik i kapërcente kufijtë e vendit, pasi autori i kishte nisur mesazhet nga Franca dhe kishte udhëtuar më pas drejt Shqipërisë për të tërhequr paratë nga llogaritë e përfituara...