BIRN: Sulmet e njëpasnjëshme të Edi Ramës kundër medias

BIRN: Sulmet e njëpasnjëshme të Edi Ramës kundër medias

Kryeministri Edi Rama deklaroi së fundmi se kritikat e grupeve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut ndaj Kodit Penal të prezantuar nga Ministria e Drejtësisë janë të paarsyeshme dhe i sugjeroi kritikëve ‘të mos rrinë në diell’. Por një histori e shkurtër e dymbëdhjetë viteve të fundit sugjeron se në fakt, nisma e fundit është një spektakël që e kemi parë disa herë më parë. Nga Gjergj Erebara-BIRN Në nëntor të vitit 2015, kryeministri aktual kishte mbushur pak më shumë se dy vjet në pushtet, kur media papritur zbuloi se në Kuvendin e Shqipërisë ishte depozituar një propozim për ndryshim në Kodin Penal. Relacioni i propozimit thoshte se iniciativa ishte ndërmarrë nga vetë kryeministri, me synimin e ndëshkimit të cilitdo që  ‘duke abuzuar me...