Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
BIRN: Kodi i ri Penal vret akuzat për shpërdorim detyre dhe shkelje në tenderë
Arben Ahmetaj, ish-zëvendëskryeministri në arrati nga drejtësia, përballet në një nga dy çështjet penale në ngarkim të tij me një akuzë për abuzim me detyrën, përmes moskryerjes së një detyrimi ligjor. Sipas aktakuzës së vitit 2023, Ahmetaj nuk zbatoi një vendim të formës së prerë të gjykatës duke i shkaktuar dëm prej miliona eurosh familjes Myderizi. Ahmetaj i ka mohuar akuzat nga arratia. Sido që të vejë puna, në rast se Kodi i ri Penal i propozuar nga qeveria për diskutim publik do të miratohej, me gjasë do ta shpëtonte Ahmetajn nga kjo akuzë për shkakun e thjeshtë se vepra penale...