Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Bill Gates do ta dhurojë shumicën e pasurisë 200 miliardë dollarë për Afrikën
Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, thotë se pjesa më e madhe e pasurisë së tij prej 200 miliardë dollarësh do të shpenzohet për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe arsimore në Afrikë gjatë 20 viteve të ardhshme. 69-vjeçari tha se “duke çliruar potencialin njerëzor përmes shëndetit dhe arsimit, çdo vend në Afrikë duhet të jetë në rrugën e prosperitetit”. Duke folur në kryeqytetin e Etiopisë, Addis Ababa, ai u bëri thirrje gjithashtu inovatorëve të rinj të Afrikës të mendojnë se si të ndërtojnë Inteligjencën Artificiale (IA) për të përmirësuar kujdesin shëndetësor në kontinent. Gates njoftoi muajin e kaluar se do të dhuronte 99%...